Bibla Shqip

Bibla Shqip

By Digital.Bible

  • Categoria: Reference
  • Data Rilascio: 2018-07-30
  • Versione Attuale: 1.1.0010
  • Adult Rating: 4+
  • Dimensione File: 40.89 MB
  • Sviluppatore: Digital.Bible
  • Compatibilità: Richiede iOS 9.0 o successivo.

Descrizione

“Bibla Shqip” është një aplikacion i krijuar për ju nga Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqërinë Biblike Amerikane. Përmes këtij aplikacioni do të keni mundësinë të lexoni Biblën në çdo çast përmes telefonit tuaj. Një mënyrë e shpejtë dhe shumë e thjeshtë për të lexuar nga Fjala e Zotit edhe kur jeni të palidhur me internetin. “Bibla Shqip” përveç përkthimit në shqipen e sotme, ndërkonfesional, “Së bashku” përmban disa nga përkthimet më të vjetra dhe të vyera nga teksti biblik në shqip si përkthimi i Gjon Buzukut, Konstandin Kristoforidhit dhe Vangjel Meksit & Grigor Gjirokastrit. Kështu ky aplikacion nuk është vetëm një mjet i jashtëzakonshëm për të lexuar Biblën, por edhe një ndër të paktat mjete të vlefshme për studiuesit për të parë dhe krahasuar zhvillimin dhe ndryshimin e gjuhës shqipe ndër shekuj. Të gjitha përkthimet e Konstandin Kristoforidhit u përgatitën nga Xhevat Lloshi. Pjesët Biblike të Mesharit dhe Dhiata e Re dhe Dhiata e Re e Vangjel Meksit dhe Grigor Gjirokastrit u përgatitën nga Thoma Qendro. Karakteristika: -Pamje e veçantë për natën -Përdorim pa internet -Kërkim për pjesë apo fjalë kyçe -Kërkim i shpejtë nëpër vargje dhe kapituj -Kalim i thjeshtë nga një përkthim në tjetrin Përkthimet e përfshira: AL – Bibla Shqip 2018 "Së bashku" AL1555 - Meshari i Gjon Buzukut-Teksti Biblik DHRGKK72 - Dhiata e Re Gegnisht Kondtandin Kristoforidhi 1872 ALTKK84 – Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Konstandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine) ALTMG27 – Dhiata e Re 1827 PSTOKK1868 - Psalmet Toskërisht - Konstandin Kristoforidhi 1868 ARUM - Evanghelu pi dupi Luka 2013 ©Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2017

Screenshots

keyboard_arrow_up